Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Bardhi përjashtohet nga seanca

Pas një zhurmë në sallë; opozita kishin bllokuar foltoren

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Tiranë, 23 korrik — Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është përjashtuar nga seanca plenare, pasi ka hedhur ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ngjarja ka ndodhur teksa po zhvillohej votimi i projektligjeve të rendit të ditës. Në momentin kur mazhoranca vijonte me votimet, deputetët e opozitës kishin bllokuar foltoren e Kuvendit dhe po protestonin duke bërë zhurmë.

Bardhi përjashtohet nga seanca
Foto: Muhammed Cihad Çamlıca / Pexels

Sipas Telegrafit, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, përjashtoi Bardhin nga seanca. Megjithatë ai vijoi të qëndrojë në sallë, teksa ligjet votohen njëri pas tjetrit. Opozita në ‘këmbë’ pengon procesin e votimit duke bërë zhurmë, mazhornaca vijon me kalimin e projektligjeve Pas gati gjysmë ore Peleshi e ndërpreu sërish seancën, diçka që e ka bërë disa herë gjatë kësaj dite.

Me mbërritjen e Ramës në Kuvend, tensionet u rritën sërish mes socialistëve dhe demokratëve. Më herët, mazhoranca rrëzoi me votë kërkesën e demokratëve për të zgjatur me tre muaj afatet e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. Taulant Balla ua bëri të qartë se komisioni e ka përfunduar funksionin dhe se treni për demokratët ka ikur.

Ndërkohë, jashtë sallës së Parlamentit, protesta qytetare u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, e cila përdori edhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën. Si pasojë pati të lënduar mes protestuesve dhe policisë. Zëvendësministri Lamallari mohoi akuzat e opozitës se ndaj protestuesve është përdorur dhunë dhe lëndë e rrezikshme kimike.

Perimetri i sigurisë këtë herë ishte vendosur në një hapësirë më të madhe, duke garantuar hyrjen e sigurt në sallë të deputetëve. Por, megjithatë, pati automjete që nuk i shpëtuan vezëve.

— Burim: Telegrafi, Telegrafi

— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 25 kamera →