Barcelona vendos afatin final per transferimin e Julian Alvarez
Julian Alvarez mbetet nje nga objektivat kryesore te Barcelones, e cila mund te heqe dore nga transferimi nese situata nuk ndryshon gjate kesaj jave.
BOTË — Julian Alvarez mbetet një nga objektivat kryesorë të Barcelonës për repartin ofensiv, por klubi katalunas mund të heqë dorë nga transferimi i sulmuesit nëse situata nuk ndryshon gjatë kësaj jave. Sipas raportimit të El Partidazo de COPE, Barcelona është informuar se hapi i radhës duhet të jetë një takim mes drejtorit ekzekutiv të Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, dhe vetë Alvarezit.
Në “Camp Nou” po presin të sohin nëse kjo bisedë mund të ndryshojë qëndrimin e sulmuesit dhe të hapë rrugën për një transferim. Barcelona nuk ka vendosur një afat zyrtar për këtë operacion, por brenda klubit ekziston bindja se nëse nuk ka zhvillime konkrete gjatë kësaj jave, atëherë do të braktiset ndjekja e Alvarez. Drejtori sportiv Deco po punon për të gjetur zëvendësuesin e tyre, ndërsa katalunasit janë në kërkim të një numri të ri nëntë.
Burimet: Zhurnal.mk; Albeu; Telegrafi (klaster 3 outlets).