Banorët e shtëpisë së BBVK këndojnë njëzëri Himnin Kombëtar
Banorët e BBVK kanë interpretuar Himnin Kombëtar në kuadër të festës së 28 Nëntorit.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova janë bërë bashkë për të interpretuar Himnin Kombëtar. Kjo performancë ka shërbyer për të hapur programin festiv të përgatitur brenda shtëpisë me rastin e 28 Nëntorit. Pavarësisht se janë të izoluar për shkak të dënimit nga Vëllai i Madh, tre banorët e tjerë, Nichi, Akili dhe Fuego, nuk janë privuar nga kjo atmosferë festive e krijuar brenda.


