Halili: Menaxheri i Sharrit mohon ndërhyrjen te raporti me Anjezën
Opinionisti Vlorijan Halili ka sqaruar në emisionin Big Talk qëndrimin e menaxherit të banorit të Big Brother VIP Kosova, Sharrit.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Opinionisti Vlorijan Halili ka bërë të aforzuar në emisionin Big Talk se ka kontaktuar me menaxherin e banorit të Big Brother VIP Kosova, Sharrit, për të sqaruar situatën e tij me Anjezën. Ditëve të fundit është përfolur se pikërisht menaxheri nuk e lënë Sharrin të hyjë në lidhje me banoren brenda shtëpisë. Megjithatë, sipas Vlorijanit, menaxheri ka theksuar se ai nuk përzihet në lojën e tyre dhe se menaxhon vetëm imazhin, punën dhe gjithçka tjetër të artistit, ndërsa disa gjëra mbeten në dorën e vetë artistit.
Kujtojmë se më parë menaxhmenti i kishte sugruar Sharrit që të mos krijojë lidhje brenda shtëpisë.



