Nxënësit e Oxford Studio këndojnë himnin para Duomos në Milano
Nxënësit shqiptarë kanë shënuar 28 Nëntorin duke interpretuar himnin kombëtar në një prej shesheve më të frekuentuara të Evropës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Nxënësit e Oxford Studio kanë shënuar Ditën e Flamurit në një mënyrë të veçantë dhe emocionuese, duke kënduar himnin kombëtar shqiptar para Katedrales së njohur të Duomos në Milano të Italisë. Të rinjtë kanë sjellë atmosferë festive në një prej shesheve më të njohura dhe simbolike të Evropës, duke nderuar festën kombëtare larg atdheut. Pamjet nga ky moment i interpretimit të himnit janë publikuar nga vetë Oxford Studio, duke dëshmuar se lidhja me gjuhën, flamurin dhe identitetin shqiptar ruhet edhe larg trojeve shqiptare.


