Bajrami: Urgjencë kombëtare shpëtimi i shtetit dhe burg për shkelësit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit dhe zhvillimeve lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka theksuar domosdoshmërinë e veprimeve për mbrojtjen e rendit kushtetues. Në reagimin e saj, ajo vlerësoi se shteti ndodhet para një gjendjeje që kërkon reagim të menjëhershëm.
Hykmete Bajrami bëri të theksojë se hapi i parë në Kuvend duhet të jetë jetësimi i nismës nga Instituti i Kosovës për Drejtësi për trajtimin penal të shkeljeve të Kushtetutës. Sipas qëndrimit të shprehur, personat përgjegjës për këto shkelje duhet të ballafaqohen me ligjin njëlloj si armiqtë e shtetit.