Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Avokatët e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit do të apelojnë vendimin

Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe avokatja e Jakup Krasniqit konfirmuan se do ta apelojnë vendimin e Gjykatës Speciale.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Avokatët e Hashim Thaçit, ai i Kadri Veselit dhe avokatja e Jakup Krasniqit konfirmuan se do ta apelojnë vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si zhgënjyes. Sipas avokatëve, gjykata nuk ka marrë parasysh dëshmitë e palës mbrojtëse dhe se procesi ende nuk ka përfunduar.

Foto: zhurnal.mk
Foto: zhurnal.mk

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ka theksuar se synimi i mbrojtjes mbetet lirimi i Krasniqit. Ajo u shpreh se aktgjykimi ka treguar se disa prova ose nuk janë marrë parasysh, ose nuk u është dhënë pesha e duhur, ndërsa qëndrimi i tyre është që i vetmi rezultat i këtij gjykimi duhet të jetë shpallja i pafajshëm e tij për të gjitha pikat e aktakuzës.

Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme