Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Aulon Fazliu humb turneun ndërkombëtar në CS2 shkak i vizës

Lojtari kosovar i Counter-Strike 2 nuk merr pjesë në BLAST Rivals Hong Kong pasi dështoi të pajiset me vizë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Lojtari kosovar i Counter-Strike 2, Aulon Fazliu, i njohur ndryshe me nofkën “Krabeni”, nuk do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar BLAST Rivals Hong Kong për shkak të problemeve me pajisjen me vizë. Përmes një reagimi publik, ai bëri të ditur se ka kaluar më shumë se dy muaj duke u përpjekur të gjente një zgjidhje dhe ka kërkuar edhe ndihmën e institucioneve shtetërore, por situata nuk u zgjidh.

Aulon Fazliu humb turneun ndërkombëtar në CS2 shkak i vizës
Foto: epokaere.com

«Fatkeqësisht, nuk do të mund të marr pjesë në BLAST Rivals Hong Kong për shkak të problemeve me vizën, pasi pajisja me vizë është jashtëzakonisht e vështirë. Kam kaluar mbi dy muaj duke u munduar të gjej një zgjidhje dhe kam kërkuar ndihmë edhe nga shteti im, pasi ka qenë e pamundur që këtë situatë ta zgjidhja vetë», ka shkruar Fazliu. Pasi falënderoi mbështetësit, ai shprehu shpresën se do të takojë tifozët në turneun e radhës, Major.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rr.Tirana, Prizren 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme