Ambasada e SHBA-së në Kosovë nderon veteranët dhe ushtarakët
Ambasada amerikane organizoi një aktivitet në prag të Ditës së Veteranëve, duke shprehur mirënjohje për kontributin në ruajtjen e paqes.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
PRISHTINË — Prishtina ishte nikoqire e një aktiviteti të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë në prag të Ditës së Veteranëve, ku u nderuan veteranët dhe kolegët ushtarakë për shërbimin dhe kontributin e tyre në ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Gjatë këtij organizimi, misioni diplomatik amerikan shprehu mirënjohjen për të gjithë personat që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të kontribuojnë për sigurinë dhe stabilitetin në mbarë botën, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada vlerësoi përkushtimin e personelit ushtarak dhe theksoi rëndësinë e shërbimit të tyre, duke përcjellë mesazhin: «Faleminderit për shërbimin tuaj!».