Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Astronomja Pranvera Hyseni vrojton asteroidin me emrin e saj

Astronomja shqiptare nga Kosova, Pranvera Hyseni, realizon vrojtimin e parë të asteroidit (45687) Pranverahyseni në SHBA.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka realizuar vrojtimin e parë spektroskopik të asteroidit që mban emrin e saj, (45687) Pranverahyseni. Hyseni bëri të njoftuar këtë arritje përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku paraqiti njëkohësisht edhe teleskopin infra të kuq të NASA-s.

Astronomja Pranvera Hyseni vrojton asteroidin me emrin e saj
Foto: zeri.info

Hyseni e ka cilësuar teleskopin tre-metërsh si një ndër observatorët më të rëndësishëm në botë për studimin e përbërjes kimike të objekteve qiellore. Në njoftimin e saj ajo është shprehur: «Pikërisht me këtë teleskop kemi realizu vrojtimin e parë spektroskopik të asteroidit (45687) Pranverahyseni, ndërsa vrojtimet e radhës na presin!».

Me origjinë nga fshati Shallc i Vushtrrisë, ajo nisi interesimin për hapësirën që në klasën e pestë dhe sot punuje si astronome e studiuese e shkencave planetare në Shtetet e Bashkuara, ku bashkëpunon në fushën kërkimore me NASA-n. Ajo ka dhënë kontribut edhe në vendlindje përmes organizatës «Astronomy Outreach of Kosovo», si dhe në ngritjen e observatorit dhe planetarit kombëtar.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rr.Tirana, Prizren 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme