Shiroka-Pula: Greqia të mbështesë Kosovën për statusin e vendit kandidat në BE
Presidentja e Kosovës ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi, në një takim ku u diskutua avancimi i marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimi evropian.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u shpreh interesimi për forcimin e kontakteve ndërmjet dy vendeve, ndërsa e para e shtetit vlerësoi lart qasjen konstruktive të Greqisë ndaj Kosovës dhe mbështetjen për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë bisedës, Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e mbështetjes greke për avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe u fokusua te fusha ekonomike, duke përmendur rëndësinë e investimeve greke, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe zgjerimit të bashkëpunimit në interes të dyanshëm.