Hajrushi: Gëzuar ditëlindjen, Shkurta ime!
Bashkëshorti i Shkurte Fejzës i dedikon një urim romantik këngëtares në ditëlindjen e saj.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ka mbushur 65 vjet dhe ka arritur moshën e pensionit, ndonëse nuk e ka ndër mend të heqë dorë nga muzika. Me rastin e ditëlindjes, ajo ka marrë një urim të veçantë nga bashkëshorti i saj, Hajrushi, i cili e ka cilësuar si gruan e jetës, nënën dhe gjyshen e mrekullueshme. «Nëse do të më jepej edhe një jetë për ta jetuar, përsëri do të të zgjidhja ty! Gëzuar ditëlindjen, Shkurta ime! Të paçim edhe shumë vite me shëndet, lumturi e dashuri pranë fëmijëve, nipërve e mbesave dhe të gjithë atyre që të duan», ka shkruar ai në dedikimin e tij prekës, duke kujtuar rrugëtimin e përbashkët, sakrificat dhe përkushtimin e saj ndaj këngës dhe popullit.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar