Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Filmat "DUA" dhe "Shame and Money" në fokus të takimit në Nju-Jork

Ambasadori Blerim Reka ka diskutuar në Konsullatën e Kosovës në Nju-Jork me drejtorin e Programeve të QKK-së, Lum Çitaku, për promovimin e kinematografisë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Blerim Reka, ka pritur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju-Jork drejtorin e Programeve në Qendrën Kinematografike të Kosovës, Lum Çitakun. Gjatë këtij takimi u diskutua për promovimin ndërkombëtar të kinematografisë kosovare, ndërsa në fokus ishin dy prodhimet e njohura filmike.

Filmat "DUA" dhe "Shame and Money" në fokus të takimit në Nju-Jork
Foto: zhurnal.mk

Në qendër të vëmendjes ishte filmi «DUA», me regji të Blerta Bashollit, i cili po shfaqet këto ditë në Nju-Jork dhe shërben si propozim zyrtar i Kosovës për edicionin e 99-të të çmimeve Oscar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar. Në të njëjtën kategori garon edhe filmi «Shame and Money», me regji të Visar Morinës, i cili u kualifikua drejtpërdrejt pasi fitoi çmimin kryesor të jurisë, World Cinema Grand Jury Prize, në Festivalin e Filmit Sundance në muajin janar.

Reka theksoi rëndësinë e mbështetjes institucionale për krijimtarinë filmike dhe promovimin e kulturës së vendit në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, kinematografia mbetet një nga mënyrat më të rëndësishme për përfaqësimin dhe afirmimin e Kosovës në botë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Batllavë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme