Asamblistë nga Shtimja dhe Fushë Kosova i bashkohen protestës së PDK-së para Qeverisë
Deputetëve të PDK-së në aksionin para Qeverisë u janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Shtimja dhe Fushë Kosova.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, që po zhvillojnë aksionin e bllokimit të hyrjes së Qeverisë në shenjë proteste për mosvazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, këtë të enjte u janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë të PDK-së nga komunat e Shtimes dhe Fushë Kosovës.
Aksioni vazhdon tash e disa ditë para objektit të Qeverisë, me kërkesën për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të reja. PDK-ja po kërkon nga kryeministri në detyrë që të vazhdojë me propozimin për kryeparlamentar/e, rrjedhimisht me konstituimin e Kuvendit.
Një ditë më parë, PDK-ja ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në dorëheqje për mbajtjen e pozitave të dyfishta.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 6 zhvillime
- 27 gusht Asamblistë nga Shtimja dhe Fushë Kosova i bashkohen protestës së PDK-së para Qeverisë · ky artikull
- 29 shtator Plagoset një person në Miradi të Fushë Kosovës, i dyshuari në arrati
- 15 tetor Prokurori dërgon në mbajtje të dyshuarin për dhunim në Fushë-Kosovë
- 16 tetor Raportohet i zhdukur një person në Fushë-Kosovë
- 18 tetor Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë për kontrabandë mallrash nga Maqedonia
- 19 tetor Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës nënshkruan memorandum për stadiumin e atletikës