Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Arrestohet shtetas kosovar në Ulqin, dyshohet për vjedhje në plazhe

Policia malazeze thotë se i dyshuari është person me vepra penale edhe në Kosovë

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

ULQIN — Një shtetas i Kosovës, G.R., 47 vjeç, është arrestuar të shtunën nga Policia e Malit të Zi pas dyshimeve për vjedhje të shumta në plazhet e Ulqinit. Sipas deklaratës së Policisë, gjatë kontrollin në banesën ku qëndronte i dyshuari u gjetën një pjesë e sendeve të vjedhura dhe sende nga periudha e mëparshme, të cilat dyshohet se burojnë nga vepra penale të kryera në zonën e Ulqinit.

Arrestohet shtetas kosovar në Ulqin, dyshohet për vjedhje në plazhe
Foto: Long Beaches of Ulcinj, Montenegro / Wikimedia Commons

Sipas burimit të Lajmi.net, G.R. ishte i kërkuar edhe nga Kosova. Gjithashtu, u gjet edhe një pako heroinë. I dyshuari dyshohet se vodhi para, telefona, çelësa automjetesh, biçikleta, pije alkoolike të shtrenjta, cigare e të tjera në Plazhin e Madh dhe të Vogël të Ulqinit.

Burim: Koha.net — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme