Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për dhunë ndaj gruas
Policia e Kosovës arrestoi një të dyshuar në Mitrovicë, i cili dyshohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Viktima refuzoi ndihmën mjekësore.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
MITROVICË — Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Ngjarja u raportua të ketë ndodhur më 9 shtator, rreth orës 15:00.
Në raportin policor thuhet se i dyshuari, shtetas i Kosovës, u arrestua pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj viktimës, gjithashtu shtetase e Kosovës. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.