Vazhdo leximin
e diel, 11 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kronikë Diaspora

Arrestohen tre të rinj shqiptarë në Greqi dhe njëri kërkohet nga Interpoli

Tre shqiptarë u arrestuan në Greqi, ku njëri prej tyre rezultoi i kërkuar nga Interpoli për vrasje.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Arrestohen tre të rinj shqiptarë në Greqi dhe njëri kërkohet nga Interpoli
Foto: boldnews.al Licenca: outlet

Tre shtetas shqiptarë, të moshës 19, 21 dhe 22 vjeç, u arrestuan në Rrugën Kombëtare Kalamata-Pylos nga oficerët e policisë së Ekipit të Parandalimit dhe Ndërmjetësimit të Mesinisë në Greqi. Ata u ndaluan për veprat penale të shkeljes së ligjeve për drogën, për të huajt dhe falsifikimin.

Lajmet e ditës · T7: Lajmet e orës 19-30, 10.10.2026 | N'FOKUS | T7 · YouTube ↗

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonin tre personat, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi marijuane prej 14.7 gramësh dhe një sasi të vogël kokaine. Gjatë verifikimeve, 19-vjeçari dhe 22-vjeçari u shfaqën me dokumente me autenticitet të dyshimtë dhe u konstatua se qëndronin ilegalisht në vend.

Sipas autoriteteve, 19-vjeçari ishte i kërkuar me Njoftim të Kuq nga Interpoli përmes një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare, pasi akuzohet për vrasje dhe mbajtje e përdorim të paligjshëm të armëve të zjarrit. Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu katër telefona celularë, si dhe karta identiteti dhe patenta drejtimi bullgare.

Facebook WhatsApp X
LIVE Gjilani 25 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →