Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit me urdhër të SPAK

Arben Voja u prangos për tjetërsimin e tokës shtetërore kur drejtonte Kadastrën.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

FIER — Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Hetimet lidhen me tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Povelçës, e cila dyshohet se u kalua nga pronë shtetërore në pronë private dhe iu shit investitorëve për një projekt fotovoltaik gjatë kohës që Voja drejtonte Kadastrën e Fierit.

Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit me urdhër të SPAK
Foto: top-channel.tv
Video · Top Channel · YouTube ↗

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas, Dilaver Shyti, punonjësja e Kadastrës Fjorelo Bida, si dhe noterja Anila Haxhiu, ndërsa për Arbina Jaupajn është caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” dhe ndalimi i daljes jashtë vendit. Aktualisht, Voja po mbahet në ambientet e policisë dhe po merret në pyetje nga dy prokurorë të SPAK.

Voja është përballur më parë me kallëzime të tjera gjatë drejtimit të institucioneve publike, përfshirë një rast në vitin 2025 për dyshime mbi mosllogaritjen e tatimit dhe një dosje të dërguar për gjykim në vitin 2023 gjatë kohës në krye të Agjencisë Rajonale të Mjedisit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Qendra e Gjakovës 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme