Luka Modric barazon rekordin historik të Lionel Messit
Mesfushori kroat arrin paraqitjen e 208-të me Kombëtaren e Kroacisë, duke barazuar rekordin e Lionel Messit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Luka Modric ka shënuar një arritje të rëndësishme në karrierën e tij ndërkombëtare, pasi ka regjistruar paraqitjen e 208-të me fanellën e Kombëtares së Kroacisë. Këtë shifër mesfushori e arriti gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Republikës së Çekisë, duke barazuar kështu Lionel Messin në listën e lojtarëve me më së shumti paraqitje për kombëtaret e tyre në historinë e futbollit.
Përveç këtij barazimi, kapiteni dhe një prej figurave kryesore të përfaqësueses kroate vazhdon të mbetet lider i skuadrës, ndërsa karriera e tij ndërkombëtare ka nisur para më shumë se dy dekadave. Në historinë e futbollit ndërkombëtar për meshkuj, vetëm Cristiano Ronaldo numëron më shumë ndeshje se Modric dhe Messi, me gjithsej 234 paraqitje për Portugalinë.