Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Arrestohet 20-vjeçari në Ferizaj me marihuanë — tentoi t'ia mbathë me vrap

Bujar Haziri, 20 vjeçar, u gjet me 3.39 gram marihuanë pasi tentoi të arratisej gjatë kontrollit rutinë të policisë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

FERIZAJ — Policia arrestoi një 20-vjeçar, Bujar Haziri, pasi te ai u gjet marihuanë gjatë një kontrolli rutinë në rrugën "12 Qershori", rreth orës 23:30. I dyshuari po udhëtonte si pasagjer në një Audi Q8 me targa gjermane kur patrulla policore e ndaloi automjetin për kontroll.

Arrestohet 20-vjeçari në Ferizaj me marihuanë — tentoi t'ia mbathë me vrap
Foto: Pixabay

Sjellja e tij u ka ngjallur dyshime zyrtarëve policorë. Sapo iu kërkua t'i nënshtrohej kontrollit, Haziri doli nga automjeti dhe tentoi të largohej me vrap, por u ndalua vetëm pak metra më tutje nga policët.

Gjatë kontrollit trupor, përveç qeses me 3.39 gram marihuanë, u gjet edhe gjysmë cigare e mbështjellë me marihuanë, me peshë 0.58 gram; të dyja u sekuestruan si prova materiale. Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari u intervistua për veprën penale "Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge".

Pas përfundimit të procedurave, Haziri u lirua në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë. I dyshuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Burim: Sinjali
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme