Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Arrestohen dy persona për atentatin ndaj shqiptarit në Athinë

Autoritetet greke kanë ndaluar dhe arrestuar dy persona në lidhje me plagosjen e 36-vjeçarit shqiptar në Athinë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Autoritetet policore në Athinë kanë arrestuar dy persona në kuadër të hetimeve për atentatin me armë zjarri ndaj një 36-vjeçari me origjinë shqiptare, ngjarje e cila u regjistrua në zonën e Kolonos. Sipas njoftimit të policisë, efektivët nxituan në vendngjarje pasi një banor i zonës telefonoi Shërbimin e Ndërhyrjes së Menjëhershme duke raportuar për të shtëna. I plagosuri u gjet brenda automjetit të tij në rrugën Lenormand me një plagë plumbi në bark, ndërsa gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dy gëzhoja.

Arrestohen dy persona për atentatin ndaj shqiptarit në Athinë
Video · YouTube ↗

I dëmtuari u transportua me ambulancë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, teksa policia po mbledh prova dhe po shqyrton të gjitha pistat për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Dy personat e ndaluar po merren në pyetje nga autoritetet kompetente, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme