← Maqedoni
Live · Maqedoni · 17:54 · 11 Korrik 2026

Pse u arrestuan 15 shoferë në Maqedoni?

Nëpunësit policorë kanë ndaluar 15 shoferë për shkak të drejtimit të pakujdesshëm në Maqedoni, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

SHKUP — Gjatë 24 orëve të fundit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 15 shoferë për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, 10 prej tyre janë kapur duke drejtuar automjetin pa e kaluar provimin për patentë shofer.

Nga këta, nga dy raste janë evidentuar në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, ndërsa nga një në Prilep, Sveti Nikollë, Veles dhe Kavadar. Katër persona janë ndaluar për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht nga një në Shkup, Manastir, Makedonska Kamenicë dhe Kavadar.

Ministria u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa patentë, të mos vozisin nëse u është shqiptuar masë ndalimi ose janë nën ndikimin e alkoolit, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion. Nga MPB bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë personave do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale.

Burim: Shenja, https://shenja.tv/mpb-15-shofere-te-arrestuar-ne-24-ore-per-shkelje-te-renda-ne-komunikacion/
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #maqedoni

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën