← Shqipëri
Live · Shqipëri · 19:58 · 18 Korrik 2026

Cila është arsyeja e arrestimit?

Gjykata e Durrësit lëshoi masën e sigurisë 'arrest në burg' për vjedhjen e 700 mijë eurove

— Gjykata e Durrësit la në masën e sigurisë 'arrest në burg' ish-drejtoreshën e Postës Durrës, Elisabeta Mataj, ndërsa ish-shefja e financës Valbona Duni dhe arkëtarja Paola Dana u lanë në 'arrest shtëpie'. Akuzohen për veprën penale 'Vjedhja duke shpërdoruar detyrën', kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se kanë përvetësuar 69 milionë lekë ose mbi 700 mijë euro, të destinuara për pensionet në degët e Postës në Krujë dhe Shijak.

Sipas hetimeve, vlerat monetare transportoheshin me thasë deri në zyrën e ish-drejtoreshës Elisabeta Mataj, e cila sot u la në burg nga Gjykata e Durrësit. Arrest shtëpie për ish-shefen e Financës dhe arkëtaren.

Prokurori Gazmend Frëngu deklaroi në seancë se Postës i mungojnë 69 milionë lekë, ose mbi 700 mijë euro, të cilat kanë dalë nga thesari por nuk kanë mbërritur kurrë në destinacion. Të treja punonjëset kanë dhënë deklarime kontradiktore.

Arkëtarja ka deklaruar se paratë janë marrë nga ish-shefja e financës, Valbona Duni, ndërsa kjo e fundit pretendon se të gjitha paratë janë përvetësuar nga ish-drejtoresha Elisabeta Mataj.

Kjo e fundit fajëson dy vartëset për mungesën e fondeve. Prokurori bëri me dije se hetimet janë shtrirë edhe në aktivitetin e Elizabeta Matajt, jashtë orarit të punës.

Ajo rezulton se ka frekuentuar disa kazino në Tiranë gjatë muajve prill dhe maj, duke ngritur dyshime se paratë e vjedhura i ka lënë në bixhoz.

Ndërsa avokati i kundërshtoi provat dhe masën e sigurisë. Kamerat e sigurisë së postës janë administruar në dosje, ku dokumentet vjedhja e paratë.

Janë gjithsesj 11 episode ku paratë mbërrijnë nga banka në postë. Më tej arkëtarja përgatit mandatpagesat me destinacion degët e Shijakut dhe Krujës, por shefja e Financës merr thasët me para dhe i çon në zyrën e ish-drejtoreshës.

Pra, paratë hynin në zyrën e saj, ndërsa në sistem rezultonin si fonde të dërguara drejt degëve të Shijakut dhe Krujës.

Në një nga episodet e dokumentuara nga kamerat e sigurisë, më 2 prill 2026, pasi në zyrën e saj u fut një thes me vlera monetare, ish-drejtoresha Elisabeta Mataj shihet duke dalë pak minuta më vonë me një qese të bardhë transparente.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Report Tv ka siguruar pjesë nga dosja hetimore e Prokurorisë së Durrësit, për rastin e vjedhjes së 700 mijë eurove nga filjani i Postës Shqiptare në Durrës.

Burim: Shqiptarja, Gazeta Si

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #shqiperi

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën