Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Apeli rrëzon kërkesën për lirim: Ilir Meta mbetet në paraburgim

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës kundër pezullimit të afateve të paraburgimit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kishte kundërshtuar vendimin e shkallës së parë për pezullimin e afateve të paraburgimit ndaj tij. Trupa gjykuese ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Apeli rrëzon kërkesën për lirim: Ilir Meta mbetet në paraburgim
Foto: Wikimedia Commons

Meta kishte kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi në Apelin e Posaçëm, duke argumentuar se nuk ka munguar në seancat gjyqësore dhe se nuk kishte arsye për pezullimin e afateve. Ish-presidenti ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024 dhe përballet me akuzat e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Gjakovës 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme