Gashi: Vetëm të bashkuar mund të ndërtojmë një shtet të barabartë për çdo qytetar
Kryetari i Kuvendit ka dërguar një urim për Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka përcjellë urimet e tij për qytetarët me rastin e 23 Tetorit, Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase. Në mesazhin e tij, ai ka vlerësuar se kjo datë shërben për të kujtuar qëndrueshmërinë dhe përpjekjet e brezave të kaluar për liri, dinjitet dhe shtetësi të pavarur.
Gashi ka theksuar se sakrifica e tyre përbën themelin historik mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e përbashkët. Ai ka shtuar se shënimi i kësaj feste ofron një mundësi për të riafirmuar përgjegjësinë e përbashkët në ndërtimin e një shoqërie demokratike, të mbështetur te vlerat evropiane, respekti i ndërsjellë dhe uniteti.
«Vetëm të bashkuar rreth interesave të përbashkëta dhe duke respektuar dallimet, mund të ndërtojmë një shtet ku çdo qytetar të ndihet i barabartë, i sigurt dhe i respektuar», ka shkruar Gashi në postimin e tij në rrjetet sociale.