Zhurma Press E Enjte · 24 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 14:45 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Politikë RAJ

Liderët e Ballkanit Perëndimor marrin pjesë në drekën e Kallas në Nju Jork

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, mblodhi përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor në një drekë në Nju Jork.

Redaksia ZHURMA 13:46 1 min lexim
Liderët e Ballkanit Perëndimor marrin pjesë në drekën e Kallas në Nju Jork
FOTO · veriu.info Arkivi ZHURMA

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, ka mbledhur në një drekë në Nju Jork përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor. Në këtë takim kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ministri i Punëve të Jashtme i Beogradit, Marko Gjuriq, si dhe ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, Dino Konakoviq.

Gjatë kësaj dreke joformale, ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, Dino Konakoviq, ka ngritur çështjen e varrimit të kriminelit serb, Ratko Mlladiq, me nderime shtetërore në Serbi. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, stabiliteti rajonal ka qenë në qendër të diskutimit, ndërsa Konakoviq ka theksuar se glorifikimi institucional i kriminelëve të luftës të dënuar nuk mund të shpërfillet në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.

Burimet: Veriu.info (klaster 1 outlets).

Komentet