BBC Global Women realizon një videreportazh për Qamile Marrën
Media e madhe ndërkombëtare ka realizuar një materiale për shqiptaren që pretendohet se është gruaja më e vjetër në botë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Media e madhe BBC Global Women ka realizuar një videreportazh për Qamile Marrën, e cila konsiderohet shqiptarja më e vjetër. Gjatë intervistës, ajo ka treguar se ka lindur më 19 gusht 1909, në periudhën e sundimit osman, ndërsa ka qenë 36 vjeçe pak para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Ajo ka kaluar pothuajse të gjithë jetën në një fshat, duke u marrë me kultivimin e ushqimeve dhe kujdesin për bagëtinë. E rrethuar nga pemët frutore, ajo ka ruajtur një mënyrë jetese të lidhur ngushtë me natyrën dhe punët e fshatit. «Jeton aq gjatë sa ka vendosur Zoti», ka thënë Marra për AFP-në.
Nëse datëlindja e saj konfirmohet zyrtarisht, ajo do të rezultonte dy ditë më e moshuar se britanikja Ethel Caterham, e cila mbahet mend nga Guinness World Records si personi më i moshuar në botë që vazhdon të jetë gjallë.