Anthony Joshua nderon Kristian Prengën me flamurin shqiptar
Boksieri britanik shfaqet me flamurin shqiptar mbi supe
TIRANË — Boksieri britanik Anthony Joshua ka ndarë me ndjekësit e tij momente të veçanta nga përballja me Kristian Prengën, duke vënë në pah respektin e ndërsjellë dhe miqësinë e krijuar pas duelit në ring.
Joshua shfaqet me flamurin shqiptar mbi supe, ndërsa në një moment tjetër shihet në shoqërinë e familjarëve të Kristian Prengës, të veshur me kostume tradicionale shqiptare. Kampioni britanik theksoi se vlera më e madhe që sjell sporti nuk është vetëm fitorja, por respekti që ndërtohet mes kundërshtarëve.
“Gjëja më e madhe që krijon sporti nuk është gjithmonë fituesi, por respekti i ndërsjellë mes personave që kanë fituar respektin e njëri-tjetrit. Kjo është trashëgimia e vërtetë e sportit”, ka shkruar Joshua.
Në videon e publikuar, Joshua u shprehu mirënjohje edhe prindërve të Kristian Prengës për mundësinë që pati të përballej me djalin e tyre. Nga ana tjetër, edhe Kristian Prenga pati fjalë vlerësuese për kundërshtarin e tij, duke e cilësuar një legjendë të boksit dhe duke e ftuar të vizitojë Shqipërinë.
Burim: Gazeta Metro
— Redaksia ZHURMA