Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 03:39 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
03:35 Cadillac i artë 1953 shitet për 1,275 mln dollarë, rekord ankandi03:31 Imunoterapia tregon efektivitet kundër kancerit të përparuar të prostatës03:28 Zgjedhësit kërkojnë info nga ChatGPT, por IA-ja jep përgjigje të ndryshme sipas profilit03:20 Strakosha humbet startin e Nations League për shkak të frakturës në dorë03:12 Protesta e flamingove arrin 104-tën ditë03:07 Gazetari Arbër Zeka u fejuan me atletën Gresa Bakraqi në Portofino03:01 Andin Hoti mbështet Marshin për Liri, themelon se UÇK-ja është bazë e shtetit02:55 Amir Rrahmani njofton pensionimin nga Kombëtarja e Kosovës dhe kritikon FFK-në02:52 Tuzi shënon Ditën e Komunës me ceremoninë dhe minutë heshtje02:45 Kosova shënon 25-vjetorin e 11 Shtatorit me aktivitete solidariteti dhe mesazhe mirënjohje
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë SHQ

Vongli: Rënia e numrit të protestuesve nuk dekurajon protestën

Pedagogia dhe aktivistja thotë se çdo person që ka dalë të paktën një herë në shesh vazhdon të mbështesë protestën

Redaksia ZHURMA 02:01 Përditësuar 02:25 2 min lexim
Vongli: Rënia e numrit të protestuesve nuk dekurajon protestën
FOTO · Foto: Flamingo Revolution Tirana Protest nr14 June 13 2026 68 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Pedagogia dhe aktivistja, Haris Vongli e ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillim në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e cila po vijon prej 59-të ditësh në kryeqytet. Ajo gjatë fjalës së saj u shpreh se rënia e numrit të protestuesve nuk është dekurajuese.

Sipas saj, tkurrja e protestuesve ka ardhur për shkak të temperaturave të larta, sezonit të pushimeve, lodhjes dhe ndërhyrjeve të policisë. Sipas saj, çdo person që ka dalë të paktën një herë në shesh vazhdon të mbështesë protestën.

Ajo thekson se përballë këtij reagimi, kryeministri Edi Rama dhe kabineti qeveritar e kuptojnë nivelin e lartë të pakënaqësisë që ekziston te populli. “Nuk është njësoj pjesëmarrja në numër sepse edhe vera, temperaturat e nxehta, pushimet edhe lodhja e njerëzve, por mos harrojmë edhe përfshirja e policisë, e forcave të rendit edhe dhuna nga ana e tyre, edhe njerëzit janë dhe të lodhur. Mendoj që nuk është e njëjtë në numër.

Sigurisht është e dukshme që nuk është e njëjtë në numër. Ndërsa, arriti mbi 100.000 protestues të paktën në datën kur erdhi diaspora. Por nuk është vetëm ai numri i protestuesve në shesh, është dhe numri i protestuesve kudo në diasporë, është dhe numri i atyre protestuesve që unë i quaj “të heshtur”.

Pra ata për kushte të ndryshme, thashë edhe lodhja fizike, edhe lodhja psikologjike, edhe pushimet, edhe temperaturat e nxehta. Sigurisht diaspora e ka rritur numrin e saj, por ata që kanë dalë të paktën një herë në protestë janë protestues dhe bëjnë pjesë e gjithë kësaj përmbajtjeje të njerëzve, shqiptarëve që ngritën zërin nga pakënaqësitë e ndryshme.

Dhe vërtet për mua personalisht nuk është fare dekurajues numri. Mendoj që do të ketë tkurrje siç ka, do të ketë rritje. Mendoj që mund të ndizet sërish. Dhe siç e thashë, nëse do të shikoni inbox-in tim në të gjitha faqet e mia të rrjeteve sociale, janë realisht me qindra njerëz që më shkruajnë në ditë për arsye nga më të ndryshmet që nuk dalin.

Administratë publike, fëmijë të prindërve në moshë, shumë të rinj si puna ime që janë larguar jashtë, njerëz që kanë dhe histori personale. Unë mendoj që Edi Rama një nga frikërat më të mëdha e ka jo vetëm faktin se numrat kanë qenë shumë të lartë në protestë. Edi Rama e ka kuptuar që për herë të parë njerëzit janë ngritur kundër tij edhe në heshtje. Pra në zemrat, në mendjet e njerëzve ai sheh një kundërshtim ndaj pushtetit të tij”, tha ajo.

Burim: Euronews Albania
— Redaksia ZHURMA

Komentet