Filmi "DUA" nis rrugëtimin drejt Oscar-it
Konsullata e Kosovës në Nju-Jork organizoi shfaqjen e filmit "DUA", propozimit zyrtar për çmimin Oscar.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju-Jork ka organizuar shfaqjen e filmit "DUA", i cili është propozimi zyrtar i vendit për çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues diplomatikë të shteteve anëtare të OKB-së, zyrtarë amerikanë, filmdashës dhe bashkatdhetarë shqiptarë, të cilët u përshëndetën nga ambasadori Blerim Reka.
Pas shfaqjes, u mbajt një diskutim rreth filmit ku folën regjisorja Blerta Basholli dhe aktorët Yllka Gashi e Kushtrim Hoxha. Vepra kinematografike trajton kujtesën kolektive përmes këndvështrimit të një vajze të re, duke sjellë një histori të vërtetë fëmijërie në Kosovë në prag të luftës çlirimtare kundër pushtimit serb dhe duke e përcjellë këtë përvojë te publiku ndërkombëtar.