Tensione dhe përplasje mes policisë e protestuesit para Kryeministrisë
Forcat e rendit ndërhyjnë për të liruar bulevardin në Tiranë gjatë protestës, ku raportohet për qytetarë të shoqëruar.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Tensione dhe përplasje janë regjistruar në Bulevardin «Dëshmorët e Kombit» përpara Kryeministrisë, ku një grup qytetarësh janë mbledhur në protestën e 170-të radhazi. Sipas gazetarit Osman Stafa, efektivët ndërhynë për t’i larguar protestuesit nga bulevardi, duke i zhvendosur drejt trotuarit për të mundësuar qarkullimin e automjeteve dhe për të mbrojtur godinën qeveritare. Pavarësisht kushteve të motit që nuk janë të favorshme, qytetarët kanë dalë për të protestuar, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike, si dhe duke e akuzuar kreun e qeverisë për korrupsion të përhapur në institucione.
Fillimisht qytetarët kanë kundërshtuar urdhrin e efektivëve për t'u larguar nga zona ku ishin grumbulluar, pasi bllokonin rrugën, por më pas janë detyruar të lëvizin. Policia i ka paralajmëruar se bllokimi i rrugëve do të shoqërohet me masa administrative. Në zonë është vendosur një numër i konsiderueshëm efektivësh policie, të cilët kanë krijuar një kordon sigurie dhe nuk lejojnë qytetarët të qëndrojnë përballë godinës. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ka edhe persona të shoqëruar.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar