Nacionale: Albion Ferati është punonjësi i dyshuar për qasje në llogarinë e Ramës
Publikohet emri i punonjësit të Raiffeisen Bank që dyshohet se u qas në mënyrë të paautorizuar në transaksionet e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim
Zbardhet identiteti i punonjësit të bankës komerciale Raiffeisen i dyshuar për qasje të paligjshme në të dhënat financiare të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ndërkohë që Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për veprime parahetimore. Sipas burimeve brenda policisë, personi i dyshuar për këtë skandal është Albion Ferati, i cili dyshohet se ka hyrë në llogarinë dhe transaksionet bankare të kreut të kryeqytetit.
Nga ana e saj, banka Raiffeisen ka deklaruar se ka pranuar një ankesë nga Përparim Rama dhe se rasti është trajtuar në përputhje me rregulloret dhe ligjet në fuqi, duke njoftuar gjithashtu autoritetet kompetente. «Ju konfirmojmë se ankesa nga Kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama, është trajtuar në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore», thuhet në njoftimin e bankës, e cila shton se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme pas shqyrtimit të rastit. Ndërkohë, ende mbetet e paqartë se cili ka qenë qëllimi apo arsyeja e veprimeve të ndërmarra nga i dyshuar Albion Ferati kundër rregullave strikte bankare.
Siç raportoi Zhurma më 5 nëntor 2026, Raiffeisen konfirmon rastin e Përparim Ramës: Kemi marrë veprime, ku banka kishte trajtuar ankesën e kryetarit pas dyshimeve se një zyrtar ishte qasur në llogarinë e tij.