Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Alban Eftimi del nga SPAK pas pyetjeve për vilën e Ballukut

Arkitekti Alban Eftimi u pyet rreth pesë orë në SPAK për vilën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Palasë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Arkitekti Alban Eftimi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas rreth pesë orësh pyetje në lidhje me vilën luksoze të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku në Palasë, e cila u sekuestrua pak ditë më parë. Më herët, nga prokuroria doli edhe vëllai i tij, Olsi Eftimi, i cili ishte paraqitur për t'u marrë në pyetje.

Alban Eftimi del nga SPAK pas pyetjeve për vilën e Ballukut
Foto: zhurnal.mk

Emri i studios së tyre “Atelier 4” është përfshirë në dosjen e SPAK-ut pas sekuestrimit të një tjetër vile në jug të vendit. Objekt hetimi janë bërë disa komunikime përmes email-it që lidhen me arredimin e pronës. Në një email të datës 14 shtator 2020, Alban Eftimi i përcjell Ballukut ndërhyrjet që po bënin në vilë, duke përmendur pishinën “infinity”, vaskat hidromasazhuese, suitat dhe përdorimin e drurit “teak” në ambientet përreth pishinës.

Belinda Balluku është marrë e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për 8 procedura tenderuese dhe nën hetim për korrupsion, pastrim parash, si dhe për mosdeklarim apo fshehje të pasurisë pas rastit të vilës në Palasë.

Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme