Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Alarmi i BE: Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë

Progres-Raporti i Komisionit Evropian kritikon shifrat e konfiskimeve nga SPAK për zyrtarët e lartë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Progres-Raporti i Komisionit Evropian ka sjellë shifra të reja mbi luftën kundër korrupsionit, duke vënë në dukje kontrastin mes dosjeve të hetuara dhe pasurive reale të sekuestruara nga zyrtarët e lartë shtetërorë. Gjatë vitit 2025, vlera totale e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion arriti në 45.4 milionë euro, por vetëm 1.2 milionë euro prej tyre vinin nga procedimet për korrupsion të nivelit të lartë.

Alarmi i BE: Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë
Foto: standard.al

Raporti vëren se konfiskimet reale të lidhura me pushtetarët u limituan në rreth 100,000 euro, ndërsa vendimet për konfiskime pasurie ranë nga 20 në vetëm 8 gjatë periudhës së fundit. Brukseli ka veçuar gjithashtu tre fusha kryesore ku janë përqendruar hetimet për korrupsion të nivelit të lartë, të cilat përfshijnë shëndetësinë, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, si dhe tenderat e infrastrukturës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton 2, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme