Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Pse AKU urdhëron mos konsumimin e 'BLANCHED ALMOND EXTRA FINE'?

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit paralajmëron për praninë e acidit hidrokianik në këtë produkt

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

TIRANË — Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka lëshuar një njoftim urgjent për qytetarët, duke bërë thirrje të mos konsumohet produkti "BLANCHED ALMOND EXTRA FINE", me datë skadence 22 tetor 2026, pasi është konstatuar prania e acidit hidrocianik mbi kufijtë e lejuar. Sipas AKU-së, alarmi është dhënë përmes Sistemit Evropian të Alarmit për Ushqimin, i cili ka identifikuar praninë e kësaj substance toksike në një lot të produktit me origjinë nga Spanja.

Pse AKU urdhëron mos konsumimin e 'BLANCHED ALMOND EXTRA FINE'?
Foto: Wikimedia Commons

Produkti është importuar në Shqipëri nga subjektet "Albanian Smart Distribution" sh.p.k. dhe "Alta Group". Nga të dhënat e publikuara rezulton se nga 1,100 kilogramë bajame të importuara nga "Albanian Smart Distribution" dhe subjekti "N.N.", e gjithë sasia është shitur te konsumatori fundor. Ndërkohë, nga 100 kilogramë të importuara nga "Alta Group", 42 kilogramë janë bllokuar nga autoritetet dhe do të asgjësohen, ndërsa 58 kilogramë rezultojnë të jenë shitur.

Autoriteti thekson se acidi hidrocianik është një substancë e rrezikshme për shëndetin e njeriut, ndërsa procedurat për menaxhimin e produktit të kontaminuar janë në vijim. Burim: Report Tv, https://report.al/aku-apel-urgjent-mos-konsumoni-kete-produkt-mbi-1-ton-bajame-te-kontaminuara-jane-shitur-ne-treg/
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme