Aktivistja e VV-së lutet të ketë pak nga gjaku i Kurtit gjatë dhurimit
Një aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje ka shprehur emocione të forta pas veprimit të kryeministrit Albin Kurti për të dhuruar gjak.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka dhuruar gjak në kuadër të një aksioni vullnetar të organizuar për shënimin e dhjetëvjetorit të vdekjes së aktivistit Astrit Dehari. Ky veprim ka sjellë reagime dhe emocione të madha te mbështetësit e partisë.
Xheneta Sadiku, e cila nga muaji maj i këtij viti bën pjesë në kabinetin e ministrit të Bujqësisë, Armend Muja, e ka përjetuar me entuziazëm këtë ngjarje. Në një postim në rrjetin social Facebook, ajo ka ndarë ndjenjat e saj lidhur me dhurimin e gjakut nga ana e kryeministrit. «Teksa Albin Kurti po dhuronte gjak, ia thashe me gjithë zemër: “Inshallah na bie hise te kemi pak nga gjaku yt, o njeri i mirë, qe kaq shume i ke dhënë Republikes së Kosovës”», ka shkruar ajo.