Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Çfarë ndodhi në Burgun e Dubravës?

Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzë ndaj tre personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra penale që lidhen me shpërndarjen e paautorizuar të substancave narkotike dhe korrupsionin

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj tre të pandehurve, S.D., dhe B.T., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepra penale që lidhen me shpërndarjen e paautorizuar të substancave narkotike dhe korrupsionin. Sipas aktakuzës, i pandehuri S.D. , në cilësinë e zyrtarit korrektues në Qendrën Korrektuese në Dubravë, dyshohet se ka poseduar me qëllim të shpërndarjes substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë neto prej 85.61 gram, të cilën kishte tentuar ta fuste brenda institucionit korrektues për një të burgosur.

Çfarë ndodhi në Burgun e Dubravës?
Foto: Ilustrim · KFOR provides emergency medic class to Kosovo Police officers (9632057) (Public domain) / Wikimedia Commons

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.T. dyshohet se ka siguruar dhe dorëzuar substancën narkotike me qëllim që ajo të futej në Qendrën Korrektuese në Dubravë, si dhe i ka ofruar shumën prej 1,000 euro zyrtarit korrektues për ta nxitur atë të vepronte në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, duke mundësuar futjen e narkotikëve në institucion.

“Me këto veprime, S.D. dhe B.T. akuzohen për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa. akuzohen për shtytje në kryerjen e kësaj vepre penale. Gjithashtu, B.T. akuzohet edhe për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar Gjykatës kompetente që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Burim: Insajderi, https://insajderi.org/aktakuze-ndaj-gardianit-dhe-dy-personave-te-tjere-per-futjen-e-marihuanes-ne-burgun-e-dubraves/

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme