Vazhdo leximin
e hënë, 26 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆

Aktakuzë e re për sulmin në Banjskë ndaj një të pandehuri

Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj S.R. për ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në Banjskë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë të re ndaj të pandehurit S.R., nën dyshimin për përfshirje në sulmin e armatosur të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Sipas njoftimit zyrtar, ai ngarkohet me veprat penale “Kryerja e veprës terroriste” dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”. I pandehuri akuzohet se ka marrë pjesë në këtë ngjarje «si pjesë e një grupi terrorist të strukturuar dhe të armatosur rëndë», krahas personave të tjerë që përfshiheshin në aktakuzën e mëparshme të datës 11 shtator 2024 ku numëroheshin 45 të pandehur.

Aktakuzë e re për sulmin në Banjskë ndaj një të pandehuri
Foto: boldnews.al

Si pasojë e sulmit ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në atë periudhë, humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa u plagos një zyrtar tjetër policor dhe u lënduan disa të tjerë. Gjatë përleshjeve që pasuan mbetën të vrarë edhe tre sulmues. Sipas pretendimeve të Prokurorisë, qëllimi i këtij grupi ishte destabilizimi i strukturave kushtetuese të vendit dhe shkëputja e veriut të Kosovës me synimin për t'ia bashkuar atë Serbisë, shtet ky që i ka mohuar akuzat e ngritura nga Prishtina zyrtare, ndërsa përgjegjësinë për ngjarjen e kishte marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe.

S.R. ishte arrestuar më 17 prill në pikëkalimin kufitar në Merdar, ndërsa ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e kishte identifikuar atëherë si Stefan Raduloviq, kurse aktualisht ndaj tij gjendet në fuqi masa e paraburgimit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Gjakovës 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme