Vazhdo leximin
e hënë, 26 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆

Veliaj dërgon mesazh nga qelia për protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet politike dhe zgjedhjet në Serbi.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përcjellë një reagim nga qelia në lidhje me zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe lëvizjet e studentëve atje. Sipas burimeve, ai i është drejtuar me një mesazh indirekt kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka përgëzuar studentët për rezultatin e tyre politik dhe për atë që e cilëson si rrëzim nga pushteti i udhëheqësit të Beogradit, të cilin e ka quajtur makiavelist dhe populist.

Veliaj dërgon mesazh nga qelia për protestat studentore në Serbi
Foto: report.al

Në mesazhin e tij të shpërndarë në mediat sociale, Veliaj u shpreh se «Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”». Ai shtoi se qytetarët dhe politikëbërësit duhet ta kuptojnë këtë sa më parë për t'iu përgjigjur pritshmërive të gjeneratës së re, ndërkohë që ka përgëzuar edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të Serbisë, të cilët sipas projeksioneve aktuale kanë siguruar dy mandate në parlamentin serb.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme