Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Aksident tragjik në kantierin e stacionit policor në Zubin Potok

Një punëtor ka humbur jetën gjatë punimeve në kantierin e ndërtimit të stacionit të ri policor në Zubin Potok.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një person ka humbur jetën pas lëndimeve të rënda të pësuara në një kantier ndërtimi në Zubin Potok. Rasti ka ndodhur gjatë punimeve në objektin ku po ndërtohet stacioni i ri policor.

Foto: ekonomiaonline.com / ekonomiaonline.com
Foto: ekonomiaonline.com / ekonomiaonline.com

Sipas zyrtarëve policorë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00. Viktima është dërguar fillimisht në Shtëpinë e Shëndetit në Zubin Potok dhe më pas është transportuar me autoambulancë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, ku nuk ka arritur t'i mbijetojë plagëve.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →

Kjo histori — 3 zhvillime

  1. 1 shtator Aksident tragjik në kantierin e stacionit policor në Zubin Potok · ky artikull
  2. 14 tetor IQMT mbyll biznes të paregjistruar dhe gjobon tjetrin me 6 mijë euro në Zubin Potok
  3. 25 tetor Qytetarët serbë nga Zubin Potoku u nisën me autobusë drejt Serbisë për të votuar
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme