Vazhdo leximin
e diel, 25 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆

Aksident në Pirok, shoferi pa patentë-shoferi e i dehur përplaset në shtyllë

Një automjet ka përfunduar në vitrinën e një objekti në fshatin Pirok, duke lënë të lënduar pesë persona dhe drejtuesin.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Pirok të Komunës së Bogovinës, ku një automjet tip „Volkswagen Polo“ me targa të Tetovës është përplasur në një shtyllë betoni të një shtëpie dhe në vitrinën e një objekti në pronësi të një 45-vjeçari. SPB Tetovë është njoftuar për ngjarjen, ndërsa ekipi hetimor ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer këqyrjen e nevojshme.

Aksident në Pirok, shoferi pa patentë-shoferi e i dehur përplaset në shtyllë
Foto: almakos.com

Gjatë verifikimeve, policia ka konstatuar se 19-vjeçari që drejtonte mjetin nuk ka poseduar patentë-shoferi dhe ka qenë duke e drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ku i janë matur 1,29 promilë alkool në gjak. Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre bashkudhëtarë në veturë, ndërsa lëndime të lehta trupore kanë marrë një bashkudhëtari tjetër dhe vetë shoferi.

Të lënduarit janë trajtuar në Qendrën e Urgjencës pranë Spitalit Klinik të Tetovës, ku u janë konstatuar lëndimet. Drejtuesi i automjetit është privuar nga liria dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës pas dokumentimit të plotë të rastit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rr.Tirana, Prizren 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme