Eronita flet për jetën private dhe raportin me vajzën e Bleros
Bashkëshortja e këngëtarit Blero ka dhënë intervistën e saj të parë, duke zbuluar detaje nga martesa dhe marrëdhënia me Tarën.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Eronita, bashkëshortja e këngëtarit Blero, ka dhënë intervistën e saj të parë për «Prive By LS», ku ka folur hapur për jetën private, martesën, familjen dhe raportin me Tarën, vajzën e Bleros. Gjatë këtij rrëfimi, ajo ka treguar për rubrikën «25 Pyetje» se martesa, marrëdhëniet familjare dhe planet për të ardhmen zënë vend kryesor në jetën e tyre.
Duke folur për lidhjen e veçantë që ka krijuar me Tarën, ajo e ka përshkruar atë si një fëmijë të mrekullueshëm. «Tara është pjesa më e rëndësishme e jetës tonë. Tara, njësoj sikur edhe djali im, beba ime, gjithçka sillet rreth tyre. Tara është një fëmijë i mrekullueshëm, është super inteligjente, super e pjekur për moshën e vet», është shprehur ajo, duke shtuar se shpesh kalon më shumë kohë me Tarën sesa me bashkëshortin.
Eronita ka pranuar se takimi i parë nuk ka qenë i lehtë dhe se është treguar shumë e kujdesshme për shkak të ndjeshmërisë së situatës. «Për mua ka qenë shumë e sikletshme për atë punë. Unë e kam ruajtur atë pjesë me shumë kujdes, se e di qysh është ndjenja ndoshta e saj ndaj meje. Jam mundu me ia shpjegu asaj sa e rëndësishme është, sa e vlefshme është», ka treguar ajo, duke theksuar se lidhja e tyre bazohet te dashuria dhe mirëkuptimi.