Janina Ymeri kërkon Komision Hetimor për energjinë
Deputetja e LDK-së bën thirrje për hetim parlamentar të tregtisë së energjisë dhe kritikon qasjen e kryeministrit Kurti.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar themelimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar për tregtinë e energjisë elektrike, duke shprehur dyshime për mënyrën se a po trajtohet kjo çështje nga institucionet e drejtësisë dhe Zyra e Rregullatorit për Energji. Ymeri ka pretenduar se ndikimi i asaj që ajo e quan “mafia energjetike” ka depërtuar te organet përgjegjëse, duke përmendur se në rend dite kanë hyrë kërkesa për rilicencim të kompanive që ndodhen aktualisht nën hetim.
Duke theksuar se qëndrimet e saj vijnë nga ana profesionale dhe jo politike, ajo ka shtuar se tregtia e energjisë po rëndon xhepin e qytetarëve dhe po dëmton ekonominë. Deputetja ka deklaruar se nuk pret që kryeministri Albin Kurti të ndërmarrë ndonjë hap për këtë dukuri, ndaj u ka bërë thirrje deputetëve që të bashkojnë forcat për llogaridhënie. «Forma e vetme e çlirimit të qytetarëve të Kosovës nga kjo fajde pa fund, është Kuvendi i Republikës së Kosovës», ka shkruar ajo.