Aksident në Orikum, dy automjete përplasen kokë më kokë
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në Orikum, duke shkaktuar dëme të shumta materiale; ende nuk ka informacion nëse ka persona të lënduar.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një aksident rrugor është regjistruar në Orikum, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas pamjeve të siguruara në vendngjarje, përplasja ka shkaktuar dëme të shumta materiale në automjete. Ende nuk ka informacion nëse ka persona të lënduar.
Ky është një tjetër aksident rrugor i raportuar në vend, pas atij të mëparshëm në Tiranë, ku një urban u përplas me një automjet te rruga “Bardhyl”.