AKPPM pezullon shitjen e 48 barnave nga Indi
Masa të përkohshme ndaj produkteve të Swiss Parenterals Ltd. pas gjetjeve evropiane në dokumentacion.
Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) ka marrë masa të përkohshme ndaj produkteve të prodhuesit indian Swiss Parenterals Ltd., pas gjetjeve të autoriteteve evropiane lidhur me sterilitetin dhe dokumentacionin e produkteve.
Me vendimin e datës 27 gusht 2026, AKPPM ka pezulluar përkohësisht Autorizimet për Marketing për produktet e liruara nga dy njësitë e shoqërisë në Ahmedabad, Gujarat, Indi. Produktet janë ndaluar menjëherë për shitje, furnizim dhe shpërndarje në tregun e Kosovës, deri në marrjen e një vendimi tjetër nga agjencia.
Bartësit e Autorizimeve ose përfaqësuesit e autorizuar janë obliguar të sigurojnë karantinimin e të gjithë stokut ekzistues brenda 72 orëve nga hyrja në fuqi e vendimit dhe të raportojnë këtë te AKPPM dhe Inspektorati Farmaceutik.
Në listën e produkteve të përfshira janë përmendur barna të përdorura në spital, si Meropenem, Vancomycin, Cefazolin, Midazolam, Lidocaine, Tramadol dhe Haloperidol. Arsyetimi për masat përfshin konstatimin e çështjeve që lidhen me cenimin e sterilitetit dhe parregullsi në dokumentacion.