Ahmeti thotë se e ardhmja e vendit kërkon dialog dhe marrëveshje
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mori pjesë në një panel diskutimi mbi sfidat e shtetit dhe shoqërisë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në një panel diskutimi të organizuar nga Qendra Analitike Hulumtuese «Abdilaqim Ademi», pranë kësaj partie. Ngjarja u organizua me temën «Marrëveshja Kombëtare për Përparim – Maqedonia e Veriut, shteti, shoqëria dhe e ardhmja evropiane», ku u trajtuan sfidat e shoqërisë dhe perspektiva evropiane e shtetit.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ahmeti theksoi rëndësinë e dialogut politik, përgjegjësisë institucionale dhe ndërtimit të një marrëveshjeje të përbashkët për çështjet strategjike. Ai theksoi se marrëdhëniet ndëretnike, funksionimi demokratik, barazia dhe integrimi evropian paraqesin interesa afatgjata për të gjithë qytetarët, duke kapërcyer dallimet partiake. «Besoj se përparimi kërkon vullnet politik, mirëkuptim dhe gatishmëri për të ndërtuar ura bashkëpunimi, duke vendosur interesin e përbashkët mbi dallimet politike», shkroi ndër të tjera ai.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar