Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Si shfuqizohet diçka që VLEN-i thotë s'ka qenë kurrë në fuqi?

Ademi i BDI-së e quan absurde qëndrimin e VLEN-it pas vendimit 5–3 të Gjykatës Kushtetuese për emërtimet e rrugëve në Tetovë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TETOVË — Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për emërtimet e rrugëve në Tetovë si rezultat "majorizimi" — pesë gjyqtarë maqedonas kanë mbivotuar dy shqiptarët dhe një turk, me votim 5–3.

Si shfuqizohet diçka që VLEN-i thotë s'ka qenë kurrë në fuqi?
Foto: NickyMKD / Wikimedia Commons

Kritika e tij kryesore u drejtohet VLEN-it: nëse, sipas tyre, vendimi i Komunës së Tetovës nga viti 2007 nuk ka qenë asnjëherë në fuqi, atëherë si mund ta ketë shfuqizuar Gjykata Kushtetuese? "Arsyetime të tilla janë absurde dhe fyejnë inteligjencën e qytetarëve", thotë Ademi.

Ai pret publikimin e vendimit të plotë. "Ndoshta atëherë do të kuptojmë se si mund të shfuqizohet diçka që, sipas VLEN-it, nuk ka qenë kurrë në fuqi. Po ashtu do të shohim edhe rolin që kanë pasur ata në këtë proces", ka thënë ai.

Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme