Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Abdixhiku: S’rrotullohet shteti për një ambicie

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj zhvillimeve dhe deklaratave brenda partisë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit dhe deklaratave të zyrtarëve të partisë, duke kritikuar qasjen e kolegëve dhe duke theksuar se ambiciet personale po vendosen para interesit shtetëror. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shkruar se fillimisht kishte menduar se përplasjet bëheshin për parime dhe për Kosovën, por sipas tij beteja qenka për kryetar të LDK-së. Abdixhiku ka shtuar se LDK njihet ndryshe, me klasë politike që dikur jepte gjithçka për shtetin.

Abdixhiku: S’rrotullohet shteti për një ambicie
Video · YouTube ↗

Ndërkohë, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar organizimin urgjent të një Konvente të madhe të partisë, të cilën e ka cilësuar si të domosdoshme për pajtim dhe qartësimin e rrugës së ardhshme, ku sipas tij duhet të përfshihen të gjitha strukturat e partisë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ferizaj 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme