Zhurma Press E Enjte · 01 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 05:06 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
05:02 Struga Trim Lum barazon me Novacin 2-204:54 Cristiano Ronaldo largohet nga grumbullimi i Portugalisë pas tensionesh me Jorge Jesus04:46 PDK propozon ndryshim të ligjit për Specialen, ekspertët paralajmërojnë vështirësi…04:43 Ushqimet që kërkojnë pastrim të plotë para konsumimit04:36 Folishtja me veten rrit përqëndrimin dhe performancën e trurit04:23 Haradinaj: Jashari ishte komandant, Thaçi drejtor politik; kritikon procesin në Hagë04:17 Jozefin Marku reagoj në rrjetet sociale pas ndryshimit të masës së sigurisë04:14 Video intime me Adrian Hilën e shkaktojnë panikë dhe fshirje masive të fotoesh04:12 Elton Tozaj pretendon video intime me Eli Farën dhe Adrian Hilën; Policia nis hetime03:41 Nesër marsh masiv "Jo në emrin tim" në Prishtinë, 15-të ditë e protestës kundër Speciales
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Pse Abazi mendon se Kryeprokurori i mirë duhet të ketë prokurorë të mirë?

Çfarë kërkon Abazi për Kryeprokurorin e Shtetit?

Redaksia ZHURMA 00:22 Përditësuar 07:17 1 min lexim
Pse Abazi mendon se Kryeprokurori i mirë duhet të ketë prokurorë të mirë?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Në intervistën për Kryeprokuror të Shtetit që u zhvillua sot, më 01.07.2026, prokurori Naim Abazi u vlerësua me 89 pikë. Abazi është prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe gjatë intervistës tha se i plotëson kriteret për të qenë Kryeprokuror i Shtetit. Ai theksoi se prokurorët në ditët e sotme janë të ngarkuar deri në 500 lëndë, andaj mendon se duhet të ketë menaxhim efikas të këtyre lëndëve. Ai shtoi se është edhe ngritja e cilësisë së aktakuzave dhe hetimeve, sidomos te veprat penale që lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe të tjera të rënda. “Mendoj që në disa raste prokurorët kanë nevojë të kenë specializime të veçanta në fusha të caktuara. Në situatat e tilla nuk është bërë asnjëherë mjaftueshëm në sekuestrimin e pasurisë e cila është përfituar me vepër penale,” – tha Abazi gjatë intervistës.

Sipas Abazit, “Kryeprokurori i mirë duhet të ketë prokurorë të mirë”, por kjo tha se nuk do të thotë që prokurorët të mbrohen edhe kur janë gabim. Intervistën e plotë të Abazit mund ta ndiqni në linkun në vazhdim.

Para publikimit të kësaj interviste dhe të intervistave të katër kandidatëve të tjerë për Kryeprokuror të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës publikoi rezultatet e secilit për intervistën. Ata janë intervistuar nga ora 11:00 deri më 17:45. Sipas rezultateve të intervistimit, kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka dalë me më së shumti pikë (91.6). Atdhe Dema 89.3 pikë, Rafet Halimi 87 pikë dhe Shqipdon Fazliu 86.3 pikë. Bazuar në këtë rezultat, të pesë kandidatët propozohen për votim në Këshill.

— Burim: Kallxo, https://kallxo.com/lajm/prokurori-naim-abazi-kryeprokurori-i-mire-duhet-te-kete-prokurore-te-mire/

— Redaksia ZHURMA

Komentet