Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Strategjia për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në takimin e krerëve

Presidentja e vendit mbajti takimin e parë koordinues me krerët e institucioneve të larta të shtetit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka mbajtur takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Glauk Konjufca.

Strategjia për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në takimin e krerëve
Foto: dukagjini.com

Sipas njoftimit për media, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, situatën aktuale dhe çështje të tjera me rëndësi, përfshirë krijimin e Grupit Punues për Strategji Shtetërore për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Takimi u zhvillua në kuadër të koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të larta të shtetit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →